“E gjeta mbi vajzën”, gruaja rrëfen se si qëlloi 5 herë me thikë të shoqin

Publikuar tek: bota, më 14:28 15-09-2017 “E gjeta mbi vajzën”, gruaja rrëfen se si qëlloi 5 herë me thikë të shoqin

Një grua ka rrëfyer historinë e saj tronditëse pasi ka qëlluar 5 herë me thikë bashkëshortin.

Ngjarja ka ndodhur në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gruaja e ka qëlluar të shoqin pasi e gjeti të zhveshur mbi vajzën 12-vjeçare.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje në shtëpinë e tyre, rreth orës 02:30 të mëngjesit. Sipas, burimeve nga policia vendase gruaja ishte shprehur se “e qëlloi të shoqin pasi ai po provokonte vajzën”.

Ndërkohë, i shoqi i saj u kundërpërgjigj duke thënë se gruaja e kishte sulmuar me thikë sepse ajo mendonte se vajza kishte ndjenja për të. Nga ana tjetër vajza ishte shprehur se para se të fillonte të abuzonte me të i ati i kishte thënë se “kështu ndodh në botën reale kur ke të dashur”.

Sakaq, policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes, që e çuan gruan të qëllonte 5 herë të shoqin me thikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokuese/ Gruaja mbipeshë i zë frymën nipit 2 vjeç, pas kësaj merr vendimin që i ndryshoi jetën
Si ishte ndërtuar bomba artizanale që shpërtheu në Londër (DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.013752937316895
array(1) { ["section"]=> string(77) "e-gjeta-mbi-vajzen-gruaja-rrefen-se-si-qelloi-5-here-me-thike-te-shoqin-92471" }