E gjithë bota kundër dentistit që vrau luanin më të famshëm në Afrikë

Publikuar tek: bota, më 15:19 29-07-2015 E gjithë bota kundër dentistit që vrau luanin më të famshëm në Afrikë

Walter J Palmer është dentisti nga Mineapolis i Shteteve të Bashkuara i cili pagoi 55 mijë dollarë për të vrarë luanin më të famshëm të Afrikës, dhe atraksionin më të madh turustik të Zumbabvesë.

Por edhe pas përpjekjeve të tij për t’u shfajësuar duke thënë se nuk e dinte që Cecil, luani 13 vjeç ishte aq “i famshëm”, duket se zemërimi i publikut nuk ka të mbaruar.

Qindra qytetarë kanë protestuar përpara shtëpisë së tij duke vendosur pankarta me mbishkrimin “Je një vrasës dhe frikacak” pasi kishin lënë në pragun e derës së tij një mori kafshësh prej pellushi.

PETA, organizata më e madhe amerikane e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, kërkon varjen e tij në litar ndërsa qindra qytetarë të tjerë kanë protestuar të veshur si dentist, kundër tij tashmë janë vendosur edhe shumë personazhe publike.

Autoritetet e Zimbabves kanë thënë se pjesa më tragjike e ngjarjes është se vrasja e luanit më të moshuar, Cecilit, ka prishur hierarkinë - dhe luani i dytë më i moshuar, Jericho, ka mundësi të vrasë të vegjlit e Cecilit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16403317451477
array(1) { ["section"]=> string(75) "e-gjithe-bota-kunder-dentistit-qe-vrau-luanin-me-te-famshem-ne-afrike-17233" }