E gjithë Policia në Elbasan, edhe vetë drejtori Ardi Veliu në vendin ku iu bë atentat dy të rinjve: Shoqërohen disa persona

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 13-12-2019 E gjithë Policia në Elbasan, edhe vetë drejtori Ardi Veliu në vendin ku iu bë atentat dy të rinjve: Shoqërohen disa persona Drejtori Ardi Veli ne Elbasan, mbremjen e sotme

Forca të shumta policie u nisën mbrëmjen e sotme drejt qyteti të Elbasanit, aty ku iu bë atentat 23 vjeçarit Andi Zylyfi dhe mikut të tij Albert Uruçi. FNSH dhe një grup i Posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale shkuan nga Tirana në Peqin, për të mbështetur Blutë e Elbasanit dhe për të dokumentuar e zbardhur sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, në Elbasan ka shkuar pas atentatit ku humbi jetën Andi Zylyfi dhe u plagos rëndë Albert Uruçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili është takuar me drejtuesit e Policisë atje.

Deri tani janë shoqëruar në Polici mbi 10 persona, shumica prej tyre dëshmitarë në vendin e ngjarjes, po vijojnë intensivisht kontrollet në terren, në objekte të braktisura e në banesa të personave të dyshuar, për kapjen e autorëve. Sipas infomacioneve paraprake atentatorët kanë qenë më shumë se dy pasi janë një kohë shumë të shkurëtër janë shkrehur dy karkikatorë kallashnikovi, ndërsa makina e tyre ka qenë në ecje paralel me makinën me të cilën udhëtonte viktima Zylyfi dhe shoku i tij Albert Uruçi.

Sakaq, efektivët e FNSH që po krehin zonën si dhe po përdorin qen gjurmues me shpresën për të gjetur sa më parë autorët.

Kujtojmë se, në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin mbeti i vdekur Andi Zylyfi dhe u plagos shoku i tij Albert Uruçi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transferuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranën. 23 vjeçari, viktimë e atentatit të sotëm, është kushëri i shtetasit të vrarë një vit më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, Endrit Alibej (Dylgjeri).

Endrit Alibej dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri u qëlluan me breshëri plumbash një vit më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa udhëtonin me një mjet tip Range Rover po në të njëjtën rrugë ku sot u vra i afërmi i tyre Andi Zylyfi. Në atë kohë, atentatorët u kujdesën që të mos linin pas persona të mbijetuar pasi bashkë me xhaxha e nip, mbeti i vdekur dhe një shtetas turk që udhëtonte me ta Erdal Durunay.

Sipas Policisë, ndaj makinës në të cilën udhëtonte 23 vjeçari Andi Zylyfi dhe shoku i tij Albert Uruçi, është qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tjetër në ecje, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, raportohet se Andi Zylyfi është djali i policit të Burgut të Peqinit, Hysni Zylyfi, i cili  po merret në pyetje për të zbuluar nëse atentati ndaj djalit të tij ka lidhje me detyrën në Burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017983198165894
array(1) { ["section"]=> string(128) "e-gjithe-policia-ne-elbasan-edhe-vete-drejtori-ardi-veliu-ne-vendin-ku-iu-be-atentat-dy-te-rinjve-shoqerohen-disa-persona-189338" }