E gjithë vëmendja nga Presidenca, thirrja e analistit: Meta të japë dorëheqjen! Rama duhet të emërojë...

Publikuar tek: aktualitet, më 07:48 25-06-2019 E gjithë vëmendja nga Presidenca, thirrja e analistit: Meta të japë dorëheqjen! Rama duhet të emërojë...

E gjithë vëmendja këtë mëngjes është nga Presidenca, ku kreu i saj, Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë në orën 08:00.

Ky komunikim me mediat i kreut të shtetit vjen vetëm një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin.

Ndërkohë, analisti Fitim Zekthi i rekomandon atij që të japë dorëheqjen.

Sipas Zekthit sa kohë që vendimet e presidentit Meta bëhen objekte gjykimi në KQZ apo Kolegj, ai kot që qëndron në detyrë.

"Më mirë kryeministri të emerojë ndonjë ish demokrat ose ish demokrate të merzitur me PD (te cilët mund të shërbejne mirë siç kanë bërë disa) ose të emërojë dikë mes Rucit, Ulsit, Qefalisë apo edhe Laert Vasilit dhe të paktën nuk ka ka zhurmë mbi kushtetueshmerine e akteve", thotë ai.

Reagimi i plotë:

Presidenti Meta duhet te jape doreheqjen. Nqs vendimet e tij behen objekt gjykimi nga organe ekzekutive si Kqz, policia, apo agjensia e kthimit te pronave ose vendimet e tij ne zbatim te nje germe (jo me thjesht fryme) te kushtetutes rrezohen nga gjykata ad hoc si kjo e zgjedhjeve atehere ai eshte kot ne ate detyre.

Me mire kryeministri te emeroje ndonje ish demokrat ose ish demokrate te merzitur me PD ( te cilet mund te sherbejne mire sic kane bere disa) ose te emeroje dike mes Rucit, Ulsit, Qefalise apo edhe Laert Vasilit dhe te pakten nuk ka ka zhurme mbi kushtetueshmerine e akteve. Diktatura mund te jete me brutale por nuk do kemi venie ne diskutim te dickaje te madhe si dekretet e presidentit duke u tallur me njerezit. Hindenburgu qe ishte president ne Gjermanine e Hitlerit , ndonese nuk e duronte dot Hitlerin, nuk pyetej per asgje…

Vendimet e Metes jane te rrezueshme padyshim, por jo nga Kqz, kolegji zgjedhor, teatri artturbina apo hopiteka. Vetem Gjykata Kushtetuese e ben …Kjo qe po bdodh do luante mendsh edhe studentet e vitit te pare te drejtesise.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037683010101318
array(1) { ["section"]=> string(105) "e-gjithe-vemendja-nga-presidenca-thirrja-e-analistit-meta-te-jape-doreheqjen-rama-duhet-te-emeroje-169633" }