E hoqën nga listat për deputetë, Salianji nis fushatën nga Korça: Në 25 prill do sjellim ndryshimin

Publikuar tek: politike, më 19:34 27-10-2020 E hoqën nga listat për deputetë, Salianji nis fushatën nga Korça: Në 25 prill do sjellim ndryshimin Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar në rrjete sociale një video nga Korça, ku shihet se ka mbledhur qytetarët dhe ka nisur fushatën, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit.  

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që nga Korça t’ju falenderoj me mirënjohje për kontributin, për mbështetjen dhe për të gjitha sakrificat që keni bërë...në 25 prill ashtu si përherë do të fitojmë me PD për të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët”, thotë Salianji.

(Dëgjohen në sfond Rama ik, fitore, Ervini Ervini...)

Para pak ditësh Partia Demokratike nxorri listën e kandidatëve që do të vlerësohen për përfaqësimin politik dhe listën e kandidatëve që u është shtyrë aprovimi, ku ish-deputeti Ervin Salianji ishte në listën e dytë.

Edhe pse Salianji ka qenë një nga zërat më të fortë opozitarë, sërish nuk ia doli që të kualifikohej në fazën tjetër, por u la në pritje nga PD.

Ish-deputeti ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, ku shprehet se as nuk ka përfituar dhe as nuk është konsumuar në pushtet, por ka sakrifikuar në betejën opozitare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Adriatik Alimadhi vetëofrohet te PS: Për të mirën e Shqipërisë jam gati të bëj pakt me Ramën, PD ka lëvizur nga e djathta
‘Lëpijnë ata që kanë pështyrë deri dje’, Kreshnik Spahiu sulmon PD dhe i del në krahë Topallit: Kur Jozefina sulmohej me kallashnikovët e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë »
Article Logic
Execution time: 0.01163911819458
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-hoqen-nga-listat-per-deputete-salianji-nis-fushaten-nga-korca-ne-25-prill-do-sjellim-ndryshimin-225408" }