E infektuar me Covid-19, bashkëshortja e kryeministrit kanadez letër publike: Ndihem shumë më mirë! Nga fundi i zemrës sime... (MESAZHET FRYMËZUESE)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:22 30-03-2020 E infektuar me Covid-19, bashkëshortja e kryeministrit kanadez letër publike: Ndihem shumë më mirë! Nga fundi i zemrës sime... (MESAZHET FRYMËZUESE) Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkeshortja Gregoire

Gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau, 44 vjeç e cila u infektua me Covid-19 përmes një letre publike bën me dije se gjendja e saj shëndetësore është rikuperuar dhe se tashmë gëzon shëndet të mirë.

Në letrën e saj ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe dhe që i kanë dërguar mesazhe pozitive.

“Nga fundi i zemrës sime, dua t’ju them falënderime për të gjithë ata që më uruan më të mirat. Dhe të gjithëve që vuajnë tani, ju dërgoj gjithë dashurinë time. Këto janë kohë sfiduese. E di që nuk është e thjeshtë të jesh vetëm, të gjithë jemi qenie shoqërore, përfshirë edhe mua! Por vetëm sepse ne po rrisim distancën fizike midis nesh nuk do të thotë që duhet të bëjmë të njëjtën gjë emocionalisht”, shkruan ajo ndër të tjera.

Letra e plotë:

Zonja Trudeau shkroi: “Përshëndetje miqtë e mi të dashur, Kanadezë dhe aleatët kudo. Doja t’ju jepja të gjithëve një azhurnim: Ndihem shumë më mirë dhe i kam marrë të gjitha shërbimet e nevojshme nga mjeku im dhe Otava Public health.

Nga fundi i zemrës sime, dua t’ju them falënderime për të gjithë ata që më uruan më të mirat. Dhe të gjithëve që vuajnë tani, ju dërgoj gjithë dashurinë time. Këto janë kohë sfiduese. E di që nuk është e thjeshtë të jesh vetëm, të gjithë jemi qenie shoqërore, përfshirë edhe mua! Por vetëm sepse ne po rrisim distancën fizike midis nesh nuk do të thotë që duhet të bëjmë të njëjtën gjë emocionalisht.

Nga media sociale deri te një telefonatë e thjeshtë, ka shumë mënyra për ne që të qëndrojmë të lidhur ndërsa jemi larg dhe në fakt thellojmë marrëdhëniet tona. Unë besoj fuqimisht se shkenca dhe dhembshuria do të na bëjmë t’ja hedhim kësaj krize. Kjo do të thotë të dëgjosh dhe të ndjekësh protokollet shëndetësore dhe të qëndrosh në shtëpi për momentin.

Ndihem kaq e frymëzuar kur shoh kaq shumë njerëz që ndihmojnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin dhe ndihmojnë në luftimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19. Fqinjët po mbledhin sende ushqimore për njëri-tjetrin, bizneset po bëjnë furnizimet që na duhen, dhe artistët po ofrojnë shfaqje falas për të ngritur shpirtrat tanë! Kjo është ajo që i duhet botës tani, dhe kanadezët po e bëjnë më së miri këtë. Ne do ta kapërcejmë këtë, miqtë e mi të guximshëm dhe kanadezët e mi, dhe do ta kapërcejmë bashkë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01007604598999
array(1) { ["section"]=> string(147) "e-infektuar-me-covid-19-bashkeshortja-e-kryeministrit-kanadez-leter-publike-ndihem-shume-me-mire-nga-fundi-i-zemres-sime-mesazhet-frymezuese-200611" }