Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e ka fitur betejën me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ka marrë rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid-19.
“Të dashur miq! Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19. Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese,” shkruan Denaj në postimin e saj.
Kujtojmë që ministrja rezultoi pozitive me Covid më 12 nëntor, dhe menjëherë u karantinua në banesë.