E infektuara me COVID-19 tenton të futet në Shqipëri, policia e arreston

Publikuar tek: aktualitet, më 13:12 21-11-2020 E infektuara me COVID-19 tenton të futet në Shqipëri, policia e arreston Ilustruese

Një shtetase kosovare e infektuar me COVID-19 është arrestuar nga policia ditën e djeshme, pasi ka thyer karantinimin dhe ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Vermicës, ku është dashur ndërhyrja e policisë që e infektuara të mos bëhej “bombë” infektimi për persona të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që persona të infektuar thyejnë masën e izolimit, por pasi janë kapur janë përballur me gjoba të majme, madje edhe me burg.

“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjidhet shqetësimi 20-vjeçar i banorëve të rrugës “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, nis puna për rehabilitimin e kanalit që përshkon zonën
Infektohet me Covid-19 Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij, Brixhida Kokëdhima »
Article Logic
Execution time: 0.012667894363403
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-infektuara-me-covid-19-tenton-te-futet-ne-shqiperi-policia-e-arreston-228593" }