E izoluan në qendrën studentore për Covid-19, Robert Berisha- policëve: Do ju jap 2 mijë euro…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:23 27-04-2020 E izoluan në qendrën studentore për Covid-19, Robert Berisha- policëve: Do ju jap 2 mijë euro…

Robert Berisha ka treguar ditën e sotme eksperiencën që ka kaluar në konviktin e studentëve në Prishtinë.

Në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit ‘Ditë e Re’, ai është shprehur se i ka kaluar shumë mirë ato 14 ditë dhe shpesh herë i mungon ajo periudhë.

Roberti ka rrëfyer se ditën e parë kur shkoi në konvikt ishte shumë i lodhur dhe i mërzitur nga udhëtimi dhe ambjenti në fillim nuk iu duk i mirë.

Pas një apo dy ditësh u ambjentua kushtet të cilat u përmirësuan shumë dhe ushqimi ishte shumë i mirë.

Berisha tregon dhe një ngjarje kur e kishin ndaluar policët në rrugët e Prishtinës dhe thotë me shaka që do i jepte kujdo 2 mijë euro që e rikthen sërish në karantinë.

‘Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit më ndaluan policët, nuk më kërkojë as leje sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë, unë bëra shaka me tha dhe i them do i jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur’, u shpreh Berisha.

500x500.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tashmë e njeh gjithë bota, Marina dhe Visjani tërheqin vëmëndjen e vogëlushes ‘Ova’
'Bëmë mama të të ngjaj', Tayna publikon foton e ëmbël me nënën, si dy pika uji »
Article Logic
Execution time: 0.012985944747925
array(1) { ["section"]=> string(97) "e-izoluan-ne-qendren-studentore-per-covid-19-robert-berisha-policeve-do-ju-jap-2-mije-euro-204249" }