'E ka bërë PD-në kashtë dhe k*qe', Rama i përgjigjet Bashës: As Taulanti s'do ta shkatërronte si Luli

Publikuar tek: politike, më 18:50 21-01-2019 'E ka bërë PD-në kashtë dhe k*qe', Rama i përgjigjet Bashës: As Taulanti s'do ta shkatërronte si Luli

Nga foltorja e parlamentit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike i cili tha se Rama e ka telendisur Ps-në, duke pretenduar se askush nuk i njeh ministrat e rinj.

Rama tha se Basha e ka bërë PD-në kashtë dhe k*qe dhe për këtë arsye nuk duhet të qajë hallin e PS-së.

"Po ky kush ishte, kur erdhi? Kush ishte ky? Këtij dihet botërisht se kush ia bën edhe kryesinë e PD, vijnë e flasin këta e qajnë hallin e PS!! Po PD ku është? Tamam si kur Shqipëri i qante hallin Amerikës. E ka bërë PD-në kashtë dhe k*qe dhe vjen këtu e qan hallin e PS. E shkatërroi në një formë që nuk e di. Nuk ia bënte dot njeri atë të zezë që ia bëri Luli PD-së. Asnjë nga ne, jam i sigurt, edhe Taulantit po ti thoje, na shkruaje si do ti ta shkatërrosh PD nuk do ta bënte dot siç e bëri Luli. Njëri i të gjitha të zezave, nuk ia bënte dot atë që i bëri Luli PD e pastaj vjen e qanë hallin tonë', tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018135070800781
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-ka-bere-pd-ne-kashte-dhe-k-qe-rama-i-pergjigjet-bashes-as-taulanti-s-do-ta-shkaterronte-si-luli-149731" }