'E ka zënë gjumi dhe po përpëlitet', Klea Huta publikon videon e ëmbël duke i dhënë gji Kridit të vogël

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:26 18-09-2020 'E ka zënë gjumi dhe po përpëlitet', Klea Huta publikon videon e ëmbël duke i dhënë gji Kridit të vogël Klea Huta me Kridin

Klea Huta dhe Elgit Doda prej disa muajsh janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Krid.

Nëse më parë të dy e përqendronin jetën tek njeri-tjetri, tani e gjithë jeta e tyre rrotullohet te bebushi i vogël.

Në postimet e shpeshta në rrjete sociale, kemi vënë re që Klea është një nënë e devotshme dhe shumë e përkushtuar ndaj të voglit të saj, dhe pse ai ndonjëherë bëhet pak "mistrec" dhe e lë pa gjumë.

Së fundmi Klea ka publikuar një video të ëmbël teksa shihet që i jep gji Kridit, ndërkohë që ai fle.

"Bëmë si bëmë një orë, dhe tani Krid po pi prapë, dhe e ka zënë gjumi, dhe po përpëlitet nga qejfi. Dhe unë duhet të mbaroj flokët", thotë Klea.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02315092086792
array(1) { ["section"]=> string(107) "e-ka-zene-gjumi-dhe-po-perpelitet-klea-huta-publikon-videon-e-embel-duke-i-dhene-gji-kridit-te-vogel-220860" }