E kallëzoi në SPAK, Gjonaj tone ‘kërcënuese’ ndaj Metës: Shpresoj ta pranojë kur drejtësia të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë... (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 17:56 24-02-2020 E kallëzoi në SPAK, Gjonaj tone ‘kërcënuese’ ndaj Metës: Shpresoj ta pranojë kur drejtësia të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë... (E PLOTË)

Pasi presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Drejtësisë bashkë me funksionarë të tjerë të lartë, të cilët i akuzon si të përfshirë në veprimtari kriminale në funksion të grushtit të shtetit, ka reaguar Gjonaj.

Ministrja Gjonaj në reagimin e saj i përgjigjet Metës ku i thotë se në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit zyrtar të presidentit, reagimi i saj do jetë institucional kundrejt akteve të tij. “E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë”, thotë Gjonaj.

Sakaq ministrja shton se “mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë”.

Më tej Etilda Gjonaj ka bërë një paralajmërim ku thotë se “shpreson që Meta të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”.

Mësohet se përveç Gjonajt presidenti ka kallëzur penalisht edhe Gentian Devajn Sekretar i Përgjithëshm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhinë drejtoreshë e QBZ-së.

Postimi i Gjonajt:

1. Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim.

2. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

3. Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

4. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0030379295349121
array(1) { ["section"]=> string(177) "e-kallezoi-ne-spak-gjonaj-tone-kercenuese-ndaj-metes-shpresoj-ta-pranoje-kur-drejtesia-te-godase-ne-shenjat-e-njohura-boterisht-si-njolla-te-shqiperise-politikane-e-plote-196300" }