‘E kam harruar si profesion, vetëm masazh zemre di të bëj’, Berisha tregon pse nuk iu bashkua mjekëve vullnetarë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:37 10-04-2020 ‘E kam harruar si profesion, vetëm masazh zemre di të bëj’, Berisha tregon pse nuk iu bashkua mjekëve vullnetarë Çani - Berisha: Foto arkivë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë për zonë e lirë, i pyetur nga gazetari Arjan Çani se pse nuk iu bashkua mjekëve vullnetarë për të luftuar koronavirusin, tha se ka 30 vjet që nuk e ushtron profesionin e mjekut.

Berisha tha se e ka harruar si profesion dhe se mund të bëj vetëm masazh zemre, por jo një operacion.

Çani: A e konsiderove thirrjen e qeverisë për të dhënë kontributin thuaj si mjek në ndihmë të sëmurëve nga koronavirusi?

Berisha: Çani, shiko, të mendosh që unë pas 30 vitesh do mund të shërbej si mjek, është qesharake. Çdokush që e mendon këtë…jo vetëm unë, por çdo person që nuk e ushtron profesionin e tij për 30 vjet, nuk mund ta uhstrojë më, është shumë e vështirë.

Çani: Pra ju po thoni doctor se nëse është dikush që vuan nga zemra ju nuk mund ta ndihmoni?

Berisha: Unë mund t’i bëj një masazh për zemrën nga jashtë, por gjërat e brendshme sigurisht i kam harruar…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010032892227173
array(1) { ["section"]=> string(115) "e-kam-harruar-si-profesion-vetem-masazh-zemre-di-te-bej-berisha-tregon-pse-nuk-iu-bashkua-mjekeve-vullnetare-202160" }