‘E kam lakun në fyt, më ndihmo’ Dy miqtë sherr live për borxhet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:50 12-07-2020 ‘E kam lakun në fyt, më ndihmo’ Dy miqtë sherr live për borxhet

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy shokëve. Shkak për mosmarrëveshje midis tyre është bërë një shumë parash që Arbeni i dha shokut të tij Albertit.

Nuk e dinte problemin e mikut të tij, por pasi ai iu lut dhe i premtoi se do ia kthente brenda një afati të caktuar vendosi që t’i jepte shumën që i kërkoi.

Gjithçka u bë në mirëbesim dhe pa asnjë kontratë, por që nga ajo ditë Arbeni nuk i mori më lekët dhe kjo gjë i solli dy miqtë përballë njëri-tjetrit në seancën e ndërmjetësimit.

Arben: Historia ime me të nderuarin, se më takon tani ti them ish sepse kemi qenë miq të vjetër, por kur ndodhin probleme të kësaj natyre fillojnë zbehen gjërat, ftohen gjërat edhe detyrimisht na lind ajo fjala ish përpara. Megjithatë jo gjithçka mori fund, them se do ta zgjidhim. Kam një histori me të para një viti, diku nga fundi i Qershorit të vitit të kaluar më kërkon ca para borxh. I them Berti si e ke problemin më thuaj? Kam një hall shumë të madh më tha dhe dua të ma zgjidhësh. Duke u nisur nga historia e vjetër 20-vjeçare, kishim pirë kafe disa herë bashkë.

Për më tepër ndiqni videon:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010012865066528
array(1) { ["section"]=> string(67) "e-kam-lakun-ne-fyt-me-ndihmo-dy-miqte-sherr-live-per-borxhet-213644" }