‘E kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun’, babai i 15 vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës zbulon detaje shokuese: Ia tregonte videot shoqërisë, bënte si gangster

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 01-06-2020 ‘E kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun’, babai i 15 vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës zbulon detaje shokuese: Ia tregonte videot shoqërisë, bënte si gangster Abaz Doku dhe nje foto ilustruese

Babai i 15 vjeçares në Kamëz që ka rënë pre e përdhunimit nga roja i shkollës, 65 vjeçari Abaz Doku e më pas edhe nga tre të rinj të tjerë, ka zbuluar detaje shokuese.

Ai ka treguar se Abaz Doku e ngacmonte vajzën e tij që kur ishte në klasë të gjashtë dhe këtë shqetësim ia kishte shprehur dhe familjarëve të 65 vjeçarit. Këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë duke pretenduar se vajza ishte e vogël.

Më tej i ati i të miturës thotë për Klan Plus se me ngjarjen e rëndë është njohur para 6 muajsh nga gruaja. Sakaq i shqetësuar ai pretendon se abuzuesi ia kishte treguar videon intime me vajzën e tij edhe banorëve të zonës, për të ulur atë si prind “dhe për të treguar veten si gangster”.

Intervista e plotë:

Kur ka nisur abuzimi i vajzës tuaj?

Që në klasë të 6, ka qenë në fillore, më pas në vit të parë gjimnaz. I thoja nuses së tij, o zonje ruaje burrin se më ngacmon (vajzën). Jo po vajza është e vogël… I thoja dhe djalit të vet, babai i jot i fërshëllen bilbila, karamele… Jo më thoshte…

Kur ju ka treguar vajza?

Ma tha nusja. Erdhën videot intime… para nja 6 muajsh. E kisha 100 përqind që ka kryer marrëdhënie sepse janë të gjitha të dokumentuara… në telefon. I tha pastaj fshiji se do më vrasë babai. I thashë që kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun. Jo babi më tha. Kam marrë vesh i thashë, më ka thënë dynjaja, ky komshiu këtu…

Pra ju e keni marrë vesh nga fqinjët?

6 muaj. Është e vërtetë, e pyeta? Nuk më tregonte, kishte frikë. I thashë nuses zbërtheje gocën, sepse kështu-kështu kam dëgjuar. Ia kishte treguar videon një komshiu aty të kafja. Duke bërë gangsterin, sepse prapa për të më ulur mua si prind, ia çonte videot shoqërisë, gjithë babrronjësve. Si e si për të më ulur mua, apo për të treguar veten si gangster…nuk e di.

A besoni se drejtësia do të bëjë gjënë e duhur?

Nuk e di… do t’ia le drejtësisë. Mua më ka ikur truri, zari… po nuk mori vendim qeveria unë, e di po qe i martuar apo e ke vajzë vetë, ose motër. 

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/detaje-tronditese-nga-perdhunimi-i-te-mitures-ne-tirane-publikohet-foto-e-kercenimit-te-65-vjecarit-ne-muret-e-lagjes-mire-se-erdhe-ne-ferr-zemer-zbardhet-deshmia-e-djalit-208584

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094809532165527
array(1) { ["section"]=> string(174) "e-kam-marre-vesh-qe-ke-shkuar-me-ate-plakun-babai-i-15-vjecares-se-perdhunuar-nga-roja-i-shkolles-zbulon-detaje-shokuese-ia-tregonte-videot-shoqerise-bente-si-gangster-208611" }