"E kam mik Ramën', ish-ministri ironi me deklaratën e Mihal Kokëdhimës: Sigurisht që e ke! Je nga ata që do kalosh ca ditë në burg...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 18-08-2019 Kokëdhima-Rama

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar në rrjetet sociale, deklaratën e Mihal Kokëdhimës, pronarit të restorantit që sulmoi turistët spanjollë.

Kokëdhima tha sot në gjykatë se "e ka mik kryeministrin, por ai ka harruar". Ndërkohë lidhur me këtë nuk ka kursyer ironinë Manjani.

Ish ministri shprehet ndër të tjera se 'vetëm miqtë e Ramës sulmojnë e dhunojnë sipas qejfit se nuk kanë frikë".

"E kam mik Edi Ramën"- tha Mihali sot.

Po, sigurisht që e ke mik! Nuk ka nevojë ta përsëritësh. Po nuk qe miku i Tij, nuk merr dot guximit të sulmosh dynjanë.

Vetëm miqtë e Tij, sulmojnë e dhunojnë sipas qejfit se nuk kanë frikë.

Miq kemi dhe ne të tjerët, por nuk i nxisim të sillen kafshërisht me të tjerët.

Pa dyshim që e ke mik!

Dhe je nga ato miqtë që do të duhet të kalosh ca ditë në burg, se edhe Atij i janë shtuar miqtë e duhet tu shesë disa prej jush", shkruan Manjani.

Ndërkohë, jashtë gjykatës, avokati mbrojtës i Kokëdhimës sqaroi mediat se klienti i tij e bëri këtë deklaratë, 'pasi Rama i ka kërkuar votën ashtu sikurse ka bërë me të gjithë jugun.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071229934692383
array(1) { ["section"]=> string(132) "e-kam-mik-ramen-ish-ministri-ironi-me-deklaraten-e-mihal-kokedhimes-sigurisht-qe-e-ke-je-nga-ata-qe-do-kalosh-ca-dite-ne-burg-175688" }