‘E kam shumë të vështirë të flas...’, këto janë fjalët e para të Encës pas humbjes së babait nga një sëmundje e rëndë (DEDIKIMI PREKËS)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:25 27-02-2020 ‘E kam shumë të vështirë të flas...’, këto janë fjalët e para të Encës pas humbjes së babait nga një sëmundje e rëndë (DEDIKIMI PREKËS) Enca me prinderit

Ka reaguar për herë të parë këngëtarja Enca Haxhia pas ndarjes nga jeta të babait të saj nga një sëmundje e rëndë.

Përmes një postimi në “Instastory” këngëtarja teksa ka falenderuar të gjithë miqtë që i janë gjendur pranë në këto ditë të trishta, shkruan se e ka shumë të vështirë të flasë në instagram për gjëra që i ka pranë zemrës.

“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës ndaj po e le me kaq…”, shkruan Enca.

Sakaq ajo ka publikuar dhe një pjesë nga kënga e saj “Balad” dhe disa fjalë të ndjera të tekstit të këngës ajo ia dedikon të atit.

Sokol Haxhia, babai i këngëtares është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare, pasi humbi betejen me sëmundjen e rëndë.

-640-0-5e578a286edab.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092461109161377
array(1) { ["section"]=> string(134) "e-kam-shume-te-veshtire-te-flas-keto-jane-fjalet-e-para-te-ences-pas-humbjes-se-babait-nga-nje-semundje-e-rende-dedikimi-prekes-196653" }