‘E kam takuar para 10 marsit, prej atëherë dal shumë rrallë’, Namik Dolke flet për ikjen e Marko Bellos: Nuk druhej të thoshte mendimin ndryshe, ndjej dhimbje

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 04-12-2020 ‘E kam takuar para 10 marsit, prej atëherë dal shumë rrallë’, Namik Dolke flet për ikjen e Marko Bellos: Nuk druhej të thoshte mendimin ndryshe, ndjej dhimbje Namik Dokle - Marko Bello

Socialisti Namik Dokle thotë se në ditët e fundit gjendja shëndetësore e ish-deputetit të PS Marko Bello ishte rënduar dhe pavarësisht përpjekjeve, nuk kishte mundur dot të lidhej me të.

Ai tha se Bello ishte një politikan që nuk druhej të thoshte mendimin ndryshe, si në Kuvend por dhe në forumet e partisë.

“Kemi bërë përpjekje, por si duket kohët e fundit u rëndua dhe ishte e pamundur. Markon e kam njohur para se të ishim deputetë. Ishim kolegë, se ai ishte gazetar. Pastaj ai u bë diplomat, ka qenë ambasador në Rumani. Më pas u bë dhe deputet e ministër.

Ishte njeri i sinqertë, ishte punëtor. Ai nuk druhej të thoshte mendimin ndryshe, në Kuvend, në formuet e partisë. Jam takuar me të para 10 marsit. Që nga 10 marsi e këtej jam shumë i disiplinuar. Nuk kam dalë shpesh që atëherë.

Humbasim një politikan të kthjellët, të qartë e vizionar. U ndjej një dhimbje të madhe për të. Nuk është hera e parë që humbasim një shok të tillë”, tha Dokle për Fax News.

Marko Bello, ka ndërruar jetë mesnatën e sotme në një spital në Turqi. Politikani 59 vjeçar ka qenë ish-ministër i Integrimit në kohën kur kryeministër ishte Fatos Nano. Diplomat dhe politikan, Marko Bello I dha shumë klasës politike shqiptare nga qetësia dhe mendimi I tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ministri i PD-së, Aleksandër Meksi kujton momentin e dhimbshëm: Më mori në telefon, zëri i dridhej
‘Lufta me dekrete’, socialistët rrëzojnë në Komision ligjin e kthyer nga Meta për Metrologjinë, presidenti e çoi dhe në SPAK »
Article Logic
Execution time: 0.011432886123657
array(1) { ["section"]=> string(159) "e-kam-takuar-para-10-marsit-prej-atehere-dal-shume-rralle-namik-dolke-flet-per-ikjen-e-marko-bellos-nuk-druhej-te-thoshte-mendimin-ndryshe-ndjej-dhimbje-230144" }