E kemi dëgjuar nga Elvana Gjata, por Pirro Çako sjell versionin e tij të këngës ‘Xheloz’

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:50 11-06-2019 E kemi dëgjuar nga Elvana Gjata, por Pirro Çako sjell versionin e tij të këngës ‘Xheloz’

Në shkurt të 2018-ës, Elvana Gjata solli 6 këngë të të njëjtës frymë që u pëlqyen shumë nga publiku.

Këngët me ndërthurje të motiveve tradicionale me ato të muzikës pop u krijuan nga Pirro Çako dhe u orkestruan nga Darko Dimitrov.

Dhe para pak ditësh, PirRo Çako publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën 'Xheloz' të kënduar nga ai vetë.

Si duket, përpara se t’i kalonte Elvanës, kënga është regjistruar fillimisht në studio nga Pirro, diçka që ndodh shpesh me krijuesit e këngëve.

'Xheloz' rezultoi më e suksesshmja nga këngët e albumit '3'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020525932312012
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-kemi-degjuar-nga-elvana-gjata-por-pirro-cako-sjell-versionin-e-tij-te-kenges-xheloz-167808" }