E kemi mësuar gabim! Kjo është harta më e saktë e Tokës

Publikuar tek: bota, më 16:10 30-06-2017 E kemi mësuar gabim! Kjo është harta më e saktë e Tokës

Arkitekti japonez Hajime Narukawa beson se i ka dhënë zgjidhje një problemi qindra vjeçar, si të vizatosh Tokën sferike në një plan të sheshtë.

authagraph.png

Ai pretendon se harta e mësipërme, e quajtur Harta e Tokës AuthaGraph, i jep zgjidhje këtij problemi.

Projektimi, i krijuar fillimisht në vitin 1999, kornizon komponentët fizikë të tokës në një drejtkëndësh 2 dimensional. Kjo bëhet duke e ndarë fillimisht botën në 96 trekëndësha, duke krijuar një tetrahedron, që më pas shpaloset në një katërkëndësh.

Ndryshe nga harta tradicionale Merkator, e bërë në shekullin e 16-të, e cila mbivlerëson madhësinë e zonave veriore si Grinlanda dhe minimizon atë të zonave qendrore si Afrika, Harta AutohaGraph ruan barazinë e zonës në një projeksion 3D. /Newsbomb.al

mapcorners0.png

Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është projeksioni i hartës, dhe sesi mund të shtrembërojë Tokën, ndiqni këtë video nga një pjesë e serialit West Wing:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen konfirmimi, në Siri është përdorur gazi nervor Sarin
Terrorizohet New York-u, “doktori” qëllon për vdekje 4 pacientë, disa të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011436939239502
array(1) { ["section"]=> string(60) "e-kemi-mesuar-gabim-kjo-eshte-harta-me-e-sakte-e-tokes-84562" }