Fillimisht kompania e fluturimeve 'Air Albania' u cilësua si një sukses i madh i qeverisë që do të ulte çmimet dhe cilësinë për shqiptarët, por vetëm para pak kohësh u raportua se është zhdukur pa lënë gjurmë.
Në mediat ndërkombëtare u raportua se edhe avionin e vetëm të kësaj kompanie, të pagëzuar 'Lasgushi' e ka marrë sërish Turqia.
Por vetëm para pak minutash 'Air Albania' është ulur në Tiranë, siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Newsbomb.al.
Nuk dihet nëse 'Lasgushi' është rikthyer në Shqipëri si pasojë e presionit publik, apo ishte duke u pajisur me dokumentacionin përkatës, siç deklaroi edhe kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.