E kishte kthyer apartamentin në dyqan droge, arrestohet 23 vjeçarja shqiptare në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 17:46 17-10-2019 E kishte kthyer apartamentin në dyqan droge, arrestohet 23 vjeçarja shqiptare në Itali

Policia italiane ka arrestuar një vajzë 23 vjeçare me origjinë shqiptare nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se ajo përdorte apartamentin e saj në Alba për të shitur kokainë.

Kohët e fundit, policia ishte vënë në ndjekje të shqiptares dhe vunë re shumë lëvizje të personave të ndryshëm.

Pas identifikimit dhe ndalimit të një çifti që sapo kishin blerë drogën, policia shkoi në banesë dhe sekuestroi 30 gram kokainë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave.

Tashmë 23 vjeçarja ndodhet në komisariat ku pritet të jepet dhe masa e caktuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025403022766113
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-kishte-kthyer-apartamentin-ne-dyqan-droge-arrestohet-23-vjecarja-shqiptare-ne-itali-182479" }