E KONFIRMON Autoriteti i Dosjeve: Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ka qenë HETUES në komunizëm, hetoi dy të rinj shkodranë (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:32 20-12-2019 E KONFIRMON Autoriteti i Dosjeve: Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ka qenë HETUES në komunizëm, hetoi dy të rinj shkodranë (E PLOTË) FotoMontazh: Kreu i SPAK Arben Kraja

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit konfirmon faktin se kreu i SPAK Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit, në vitin 1990. 

Gazeta Shqiptare ka siguruar dokumentin e AIDSSH, ku thuhet se prokurori Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe ka hetuar dy të rinj shkodranë për kalim të paligjshëm të kufirit. Këto të dhëna të Autoritetit të Dosjeve i japin fund tymnajës nëse kreu i SPAK kishte qenë vërtet hetues në kohën e komunizmit, nisur dhe nga dokumentet e publikuara në media.

“Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim. Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

119.-Vendim-2-634x1024.jpg

Ndërkohë, më herët ish-kreu i ISPK Agron Tufa ka publikuar një dokument ku sipas tij, tregohet se Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe ka hetuar dy të rinj nga Shkodra për kalim të paligjshëm të kufirit, në viti 1990.

“Ja pra "kryevepra" e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t'i prishje "moralin komunist":)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi... Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç'të thush më? Meqë deshët fakte...

Këtij ju thoni t'i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë! Ndalemi me kaq, se ka më...”, shkruan Tufa.

80560945_10220965038626892_1861256972876120064_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hetues i komunizmit, gazetari i del në mbrojtje kreut të SPAK: Më kujtohen ata që akuzojnë Kadarenë pse s’vdiq
Ndërron jetë Agroni, 65-vjeçari që jetonte rrugëve: Cila ishte dëshira e vetme që shqiptarët ia realizuan (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011723041534424
array(1) { ["section"]=> string(131) "e-konfirmon-autoriteti-i-dosjeve-drejtuesi-i-spak-arben-kraja-ka-qene-hetues-ne-komunizem-hetoi-dy-te-rinj-shkodrane-e-plote-189975" }