E konfirmon kryebashkiaku, SUPER LAJM për sportin në 100-vjetorin e Tiranës

Publikuar tek: sport, më 15:16 26-10-2019 E konfirmon kryebashkiaku, SUPER LAJM për sportin në 100-vjetorin e Tiranës Moment nga njëra prej maratonave të Tiranës

Tirana do të organizojë vitin që vjen Maratonën e plotë. 

Ashtu siç ishte premtuar gjatë eventit të këtij viti, Federata Europiane e Atletikës ka marrë vendimin pro-aktivitetit. Kjo maratonë do të jetë e gjatë 42 kilometra, ç'ka do të shtojë edhe më shumë surprizat dhe pjesëmarrësit. Është hera e parë që ky aktivitet do të zhvillohet i plotë, pasi në vitet e kaluara ka qenë vetëm për distancat 10 dhe 21 kilometra. Organizimi perfekt dhe numri i lartë i pjesëmarrësve, kanë ndikuar pozitivisht në vendimin e organizmave europianë të atletikës. Matarona e plotë e Tiranës, do të zhvillohet në 18 tetor 2020.

Këtë lajm të mirë për sportin në Shqipëri, e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Për herë të parë Federata Europiane e Atletikës na regjistron me garë të plotë 42km si dhe të tjerat 21 dhe 10! Forca, forca, forca! “, shkruan ai ndër të tjera. Kujtojme se vetëm para pak javësh u zhvillua maratona e Tiranës për kategoritë 21 dhe 10 kilometra, e cila rezultoi e suksesshme aqsa në të morën pjesë 2500 garues. Këtë vit ky aktivitet rezulton edhe me 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet të Tiranës.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007357120513916
array(1) { ["section"]=> string(81) "e-konfirmon-kryebashkiaku-super-lajm-per-sportin-ne-100-vjetorin-e-tiranes-183604" }