E konfirmon NASA, një asteroid gjigand do i afrohet Tokës një javë para Krishtlindjeve

Publikuar tek: bota, më 21:42 03-12-2017 E konfirmon NASA, një asteroid gjigand do i afrohet Tokës një javë para Krishtlindjeve

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka lëshuar paralajmërimin se një asteroid gjigand do t’i afrohet planetit Tokë në një distancë të barabartë me atë Hënës.

Ngjarja sipas NASA pritet të ndodh pak më shumë se një javë para Krishtlindjeve më 16 dhjetor.

Me një diametër prej rreth 5 km, asteroidi është quajtur Phaethon, duke marrë emrin e një zoti mitologjik grek që shkaktonte vazhdimisht zjarre.  

Por ndryshe nga emri i tij, asteroidi Phaethon nuk ka gjasa të shkatërrojë planetin tone dhe ta vërë atë në flakë.

Ai do të kalojë pranë orbitës së Tokës, në largësi e cila është relativisht e barabartë me distancën e hënës me tokën.

"Me një diametër prej rreth 5 km, Phaethon është asteroidi i tretë më i madh që i kalon pranë Tokës dhe klasifikohet si 'potencialisht i rrezikshëm'," tha NASA në një deklaratë.

Shkencëtarët në laboratorin e NASA thanë se në momentin e kalimit të tij, të vetmet probleme që mund të shfaqen do të jenë disa shkëputje të vogla të valëve satelitore. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Roboti i parë në botë Sofia ÇUDIT të gjithë, pse kërkon të bëjë fëmijë
Si e dëmton gjumi i pakët shëndetin tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.010461091995239
array(1) { ["section"]=> string(92) "e-konfirmon-nasa-nje-asteroid-gjigand-do-i-afrohet-tokes-nje-jave-para-krishtlindjeve-101845" }