Përballja me Islandën në 10 shtator për kualifikueset e EURO 2020-ës nuk do të luhet në ‘’Arenën Kombëtare’’ në kryeqytet, por te ‘’Elbasan Arena’’. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e UEFA-s për kalendarin e takimeve sfidave kualifikuese të kampionatit të ardhshëm europian.
Pavarësisht, këmbënguljes së kryeministrit Rama se ‘’Arena Kombëtare’’ do të përurohet së shpejti, duket se duhet ende kohë për t’i dhënë dorën e fundit punimeve në stadiumin më të ri të kryeqytetit.
Fillimisht, skuadra jonë e drejtuar nga italiani Edi Reja do të përballet me kampionët e botës në Fuqi Francën në 7 shtator në Paris dhe 3 ditë më vonë do të kthehet në atdhe për të pritur nordikët.
Deri tani, kuqezinjtë kanë zhvilluar 4 takime me bilanc 2 fitore dhe dy humbje.