E KONFIRMUAR: Ja kush është DREJTORI I RI I POLICISË SË SHTETIT (Xhafaj ia çon Ramës ta firmosë)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 05-02-2018 E KONFIRMUAR: Ja kush është DREJTORI I RI I POLICISË SË SHTETIT (Xhafaj ia çon Ramës ta firmosë)

Nuk ka më asnjë mëdyshje. Ardi Veliu do emërohet zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos, shkruan newsbomb.al.

Në testin e disa ditëve më parë, Veliu mori gradën “Drejtues i parë” ndërsa ditën e sotme emri i tij, siç mëson newsbomb.al i është dërguar për ta firmosur Ramës nga ministri i i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se javën që lamë pas, Veliu doli në një komunikatë të rëndësishme ku bëri me dije operacionin e bujshëm të shkatërrimit të grupit të vrasësve me pagesë dhe mes të cilëve edhe ekzekutori grek i Dejvi Kasmit.

KUSH ËSHTË ARDI VELIU:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994  kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin  e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

 Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti  Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin  8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga  ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

  • Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
  • Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
  • Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”,  Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
  • Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
  • Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
  • Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
  • Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
  • Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
  • Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
  • e99410c92f0415af98ec9a1b10754e78_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091052055358887
array(1) { ["section"]=> string(100) "e-konfirmuar-ja-kush-eshte-drejtori-i-ri-i-policise-se-shtetit-xhafaj-ia-con-rames-ta-firmose-109208" }