E kritikoi për batutat, Rama i kthehet Hajdarit: Nuk është elegante, pse s'ju tërheqin vëmendjen këngët me libër shtëpie

Publikuar tek: politike, më 15:18 25-04-2019 E kritikoi për batutat, Rama i kthehet Hajdarit: Nuk është elegante, pse s'ju tërheqin vëmendjen këngët me libër shtëpie

Kryeministri Edi Rama ka replikuar pak momente më parë me deputeten Rudina Hajdari në Parlament.

Hajdari tha se 'është për të ardhur keq fakti që Rama del tregon histori e batuta që qeshin të gjithë deputetët', ndërsa kryeministri i quajti pa personalitet atë dhe të gjithë deputetët që qeshin kur ai i ofendon.

‘Mua më bën përshtypje zonja Hajdari që ju tërheq vëmendjen më shumë fakti që bëj batuta se ç’jua kanë tërhequr vëmendjen gjithë këngët me libër shtëpie që janë kënduar në këto dy vite?!
Dhe t’ju thuash deputetëve ju jeni njerëz pa personalitet ose ta them në mënyrë implicide se ju nuk keni personalitet përderisa qeshni dhe kur kryeministri bën një batutë, nuk është elegante. Dhe kam një këshillë mos e merrni seriozisht as Lulzim Bashën, as partinë që latë dhe qeshni dhe ju pak se të jeni të sigurt se do jeni më mirë do shikoni më lart dhe do qeshni pak më shumë’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022256851196289
array(1) { ["section"]=> string(124) "e-kritikoi-per-batutat-rama-i-kthehet-hajdarit-nuk-eshte-elegante-pse-s-ju-terheqin-vemendjen-kenget-me-liber-shtepie-161823" }