‘E kujton kushtetutën filxhan’, Rama sulmon sërish Metën, nuk kursen BATUTAT në Mallakastër: Do më shkatërrojë Braçja

Publikuar tek: politike, më 18:31 14-06-2019 ‘E kujton kushtetutën filxhan’, Rama sulmon sërish Metën, nuk kursen BATUTAT në Mallakastër: Do më shkatërrojë Braçja

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Mallakastra se nuk do donte të ishte në këtë fushatë, por po e bën pasi nuk do të thyejë rregullat sepse pretendon se nëse thyhen njëherë përjashtimet kthehen në rregulla.

‘Nëse ka një njeri që nuk do donte të ishte në këtë fushatë paq kundërshtarë jam unë, nëse do të nisesha thjeshta nga ana personale, le të themi nga interesi i ngushtë dhe nëse nuk do ta shikoja këtë punë pak më shumë se kjo e sotmja, çfarë arsyeje do të kisha unë që të këmbëngulja që jo. Qeverinë ne e kemi dhe qeveria ka 100 punë për të bërë dhe sidomos fushata është një moment kur duhet të ndash të gjitha forcat.

Pse të mos thosha po ç’a problem kemi ne, s’duan t’i bëjnë zgjedhjet kur të jenë gati le të na thonë. Ka një arsye shumë të thjeshtë se kur na kërkojnë të prishim të gjitha rregullat për një përjashtim dio të ishte një përjashtim për të gjitha rregullat. Kemi parë plot se kur përjashtimet thyen rregullat, përjashtimet kthehen vetë në rregulla. Në fakt ata që kanë dalë nga zgjedhjet dhe që kanë muaj të tërë që kërkojnë të marrin peng zgjedhjet në fakt e kanë edhe me negociatat për BE’, tha Rama.

‘Dalja e Ilir Metës ishte në fakt zbulimi i plotë qysh me ikjen nga Parlamenti dhe djegien e mandateve. Del i biri i botës, President i Republikës dhe flet për ‘97ën, dalin dhe ata dhe flasin për ‘97-ën. Po ku e ke të ngritur popullin në këmbë, ata cingijet e mbledhjur atje do ta bëjnë 97-ën. Ata janë prapa hekurave se i përdorën mish për top. Dhe nuk duhet t’i kërkoni PS-së pse i lanë pa zgjedhje por duhet t’i kërkoni llogari opozitës pse nuk i çojnë në zgjedhje.

Iliri e kujton kushtetutën filxhan ku mund të shikojë dhe të gjejë cfarë mund të dëshirojë, ajo tjetra i thotë që më ka dalë 3-shi për dysh, ka dalë edhe një p që populli të do.

Më ka dalë këtu një tresh përmbys, merre dhe ti në dorë se është edhe një P se domethënë se populli ty të do. Por ti nëse e do popullin lutju zotit siç e ke zakon përditë, thuaj edhe Saliut ta thërrasë Lulin brenda (brenda në zyrë). Boll ti thotë Monikës qetësohu shiko filxhan, lutju zotit përditë por pa britma dhe kaq mbaron 97-ta.

Ne do ta donim garën me ata, me ata, por ata nuk dalin se nuk fitojnë dot. Si bëhet kjo punë a mund t’i thotë Partizani, me gjithë respektin për Partizanin-Real Madritit ‘po shiko se ne nuk luajmë këtë vit se nuki jemi gati pod he ti mos u fut në fushë’? Do më shkatërrojë Erion Braçja tani do më thotë pse përmend Partizanin, përmend Kamzën. Fjala që bie’, përfundoi kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018676996231079
array(1) { ["section"]=> string(119) "e-kujton-kushtetuten-filxhan-rama-sulmon-serish-meten-nuk-kursen-batutat-ne-mallakaster-do-me-shkaterroje-bracja-168248" }