E kuronte për një sëmundje tjetër, ndërkohë që vajza vuante nga autizmi/ Mamaja surprizon të bijën

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 19-01-2019 E kuronte për një sëmundje tjetër, ndërkohë që vajza vuante nga autizmi/ Mamaja surprizon të bijën

Programi "Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme historinë e Denadës dhe vajzës së saj Emilisë, e cila kishte çrregullime të spektrit autik.

Denada në moshën 20 vjeçare ishte martuar dhe pas disa vitesh kishte sjellë në jetë vajzën e dytë Emilin. Kur vajza kishte filluar të rritej, Denada kishte vënë re se ajo nuk ndërvepronte si gjithë fëmijët e tjerë.

Disa vite më vonë zbuloi se ilaçet që i kishin dhënë mjekët Emilisë nuk ishin të duhurat dhe se vajza kishte çrregullime të spektrit autik. Nëse do e kishte zbuluar në kohën e duhur, Emili mund të kishte më shumë përmirësime.

“Mami të do shumë dhe të falenderoj që je pjesë e jetës sime! Ti je lumturia ime, por dhe e familjes! Falenderoj Zotin që më fali një vajzë si ti!”,- ishin fjalët me të cilat iu drejtua Denada, Emilit.

Kjo nuk ishte surpriza e vetme që mamaja kishte menduar për vajzën e saj. Denada kishte ftuar mësuesen kujdestare dhe shokët e klasës së Emilisë.

Mësuesja gjatë bisedës me moderatoren, Arbana Osmani, tregoi se mësuesit duhet të trajnohen dhe të kenë më shumë informacione rreth kësaj sëmundjeje. Ajo tha që Emili është një vajzë tepër e shkathët dhe të gjithë shokët dhe shoqet e klasës e duan dhe e mbështesin atë. Gjithashtu edhe shokët e klasës rrëfyen se Emili është një shoqe me shumë vlera dhe tepër e dashur për ta.

Screenshot_19.png

Screenshot_20.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët e Ekonomikut shtojnë edhe një kërkesë, kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule (DEKLARATA)
Studentët i bëjnë thirrje pedagogëve që t’i bashkohen në protestë »
Article Logic
Execution time: 0.014019966125488
array(1) { ["section"]=> string(103) "e-kuronte-per-nje-semundje-tjeter-nderkohe-qe-vajza-vuante-nga-autizmi-mamaja-surprizon-te-bijen-149499" }