E la vendin pa karantinë, Suedia nxjerr “jashtë loje” epidemiologun e njohur

Publikuar tek: bota, më 14:42 29-11-2020 E la vendin pa karantinë, Suedia nxjerr “jashtë loje” epidemiologun e njohur Dr Anders Tegnell

Autoritetet shtetërore në Suedi kanë nxjerrë “jashtë loje” epidemiologun e njohur që zhvilloi planin pa karantinë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Mediat britanike rapotrojnë se Dr Anders Tegnell ka mohuar të jetë lënë mënjanë, por burime të ndryshme thanë për “The Sun” se si kreu i epidemiologjisë në vend, ai ishte përgjegjës për menaxhimin e situatës.

Qasja e tij ndaj pandemisë ishte ekstremisht liberale, dhe Suedia vendosi shumë pak kufizime, më pak edhe se fqinjët norvegjezë. Por situata duket se po kthehet në bumerang për vendin që vetëm gjatë një muaji ka regjistruar 630 vdekje nga koronavirusi. Për të njëjtën periudhë, Norvegjia ka patur vetëm 30 vdekje.

Dr Tegnell nuk tha se qëllimi për të mos kufizuar vendin ishte krijimi i “imunitetit të turmës”, megjithatë ai u shpreh se pas muajve të verës, vendi do të dilte me imunitet më të fortë ndaj virusit.

Nicholas Aylott nga Universiteti i Stockholmit tha se është e qartë që ka një thyerje besimi mes qeverisë dhe Agjencisë së Shëndetit Publik që tashmë po përgatit një qasje tjetër ndaj virusit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja kaloi Covid-in, fëmija lind me antitrupa
Ministri jep lajmin e keq: Kufizimet anti-Covid mund të zgjasin deri në pranverë »
Article Logic
Execution time: 0.012756109237671
array(1) { ["section"]=> string(80) "e-la-vendin-pa-karantine-suedia-nxjerr-jashte-loje-epidemiologun-e-njohur-229536" }