Ditmir Bushati ishte deri dje një nga figurat më të rëndësishme në PS në qarkun e Shkodrës, mirëpo ky qark tanimë është nën drejtimin politik të Ilir Beqajt.
Ky ishte vendimi i kryeministrit Rama i cili la kështu automatikisht jashtë fushatëz zgjedhore ish-ministrin i cili që pas shkarkimit nga posti, shtoi dozat e kritikave ndaj qeverisë.
Teksa këto ditë, gjithë PS-ja është nëpër mbledhje e organizime me Ramën, Bushati ndodhet në Danimarkë.
Është vetë ai që ndan fotot e një restoranti, me pronarët që mesa duket janë shqiptarë të Maqedonisë.
“Me punë e këmbëngulje, shumë bashkëatdhetar janë histori suksesi kudo në botë. E tillë është edhe historia e familjes Xheladini nga Tetova, të cilët drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme në Helsingor Danimarkë”, shkruan Bushati.