Hetimet e policisë mbi vrasjen e 45 vjeçarit Flamur Duçi, në Mborje të Korçës, janë fokusuar në pistën e grabitjes.
Duçi është gjetur nga bashkëfshatarët pranë lokalit në pronësi të tij, i masakruar me mjet prerës dhe i djegur me benzinë.
Autorët e ngjarjes i kanë njohur mirë veprimet e Duçit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.
Mësohet se viktima prej vitesh jetonte vetëm.