E mbani mend Aleksin, vogëlushin shqiptar që mahniti botën? Obama e pret personalisht në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:04 18-11-2016

Besojmë se të gjithëve ju kujtohet Aleksi, vogëlushi 6 vjeçar shqiptar që mahniti botën me letrën e tij drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama. Aleksi i kërkoi Obamës që të merrte në shtëpinë e tij vogëlushin e përgjakur sirian , fotoja e të cilit bëri xhiron e rrjeteve e mediave ndërkombëtare.

 “I nderuar presidenti Obama, a e kujtoni djaloshin sirian, të cilin e  kishte marrë ambulanca? A mund të shkoni ta merrni atë dhe ta sillni në shtëpinë tonë. Ne do t’ju presim juve me flamuj, lule dhe balona. Ne do t’i ofrojmë atij ngrohtësinë e familjes dhe ai do të jetë vëllai im” i shkruante Aleksi nga New York Obamës.

Ndërkaq Presidenti e ka pritur personalisht javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë të vogëlin bashkë me familjen e tij. “Ti u tregove aq i dashur, aq i mirë, shpresëdhënës dhe i bëre të tjerët të mendojnë njësoj me ty. Jam krenar për ty”, i tha Obama Aleksit.

Shikoni vizitën e tij në Shtëpinë e bardhë dhe mësoni se si të mbështesni refugjatët, shkruan Shtëpia e Bardhë ndërsa ndan videon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014986991882324
array(1) { ["section"]=> string(116) "e-mbani-mend-aleksin-vogelushin-shqiptar-qe-mahniti-boten-obama-e-pret-personalisht-ne-shtepine-e-bardhe-video-59945" }