E mbani mend bebin-diell tek 'Teletubbies'? Shikoni si duket pas kaq shumë vitesh

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:40 17-07-2019 E mbani mend bebin-diell tek 'Teletubbies'? Shikoni si duket pas kaq shumë vitesh

Të gjithë duhet ta mbajnë mend serialin për fëmijë Teletubbies, i cili rrëmbeu menjëherë zemrat e fëmijëve me Tinky Winkyn, Dipsyn, Laa Laan dhe Ponë.

Një tjetër personazh shumë i dashur në këtë serial ishte ai i bebes-diell, që të bënte për vete me qeshjen e veçantë.

Personazhi i bebes është një vajzë britanike, e cila e ka zbuluar shumë vonë këtë fakt për publikun.

Teksa të gjithë aludonin se kush ishte bebi-diell, 22-vjeçarja Jessica Grace Smith i tregoi miqve të saj gjatë një loje se në të vërtetë ka qenë ajo bebja e ëmbël, ndërsa ata e inkurajuan ta tregojë këtë gjë publikisht.

Jessica u përzgjodh nga prodhuesi i Teletubbies, i cili kishte shkuar në spital për të kërkuar një buzëqeshje të ëmbël foshnje kur u përball me bukuroshen britanike.

22-vjeçarja, atëherë vetëm një foshnje, ishte në spital për t'u peshuar, por u përzgjodh për buzëqeshjen e ëmbël. Ajo u vendos para disa pasqyrës dhe kamerës dhe u bë një personazh shumë i dashur me buzëqeshjen që i dhuroi babait.

"Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebidiell, por vetëm unë e di historinë e vërtet. Unë jam njeri shumë i lumtur dhe gazmor", tha Jess Smith.

f3511riZ9lOx.jpg

hfjgkl.jpg

243CBCC700000578-0-image-a-48_1419333894647.jpg

-640-0-5d2e4db4a6e18.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021246910095215
array(1) { ["section"]=> string(85) "e-mbani-mend-bebin-diell-tek-teletubbies-shikoni-si-duket-pas-kaq-shume-vitesh-172513" }