E mbani mend Nazime Vishën? Pas burgut, njihuni me jetën e re në Maqedoni!

Publikuar tek: aktualitet, më 07:35 06-05-2017 E mbani mend Nazime Vishën? Pas burgut, njihuni me jetën e re në Maqedoni!

Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar jetën e saj. Në mars të vitit të shkuar 23-vjeçarja fitoi nga amnistia dhe sapo doli është shprehur se do të nisë menjëherë shkollën.

Tashmë, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish.

Bluetooth mëson se Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj. Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës.

Kanë qenë fqinjët e të rese ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Burimet thonë se ajo nuk ka bërë dasëm, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi i Çiçës/ Si u zhdukën arma e celulari, ç’bëri polici që ishte me të në tavolinë
Kapen 78 kg drogë Shqipërie, si u zbulua makina me kanabis në 04.00 të mëngjesit në Fier »
Article Logic
Execution time: 0.0098128318786621
array(1) { ["section"]=> string(77) "e-mbani-mend-nazime-vishen-pas-burgut-njihuni-me-jeten-e-re-ne-maqedoni-77677" }