Një studente e Universitetit “Northeastern”, e cila i mbijetoi sulmeve me bombë në Maratonën e Bostonit, ka mbetur e vrarë në një aksident automobilistik në Dubai.
Victoria McGrath, e cila u plagos rëndë kryesisht në këmbë nga shpërthimet me bombë në vitin 2013 vdiq në një aksident gjatë një udhëtimi personal në Dubai, së bashku me studenten Priscilla Perez, njoftoi shkolla e saj.
Ajo u plagos në 2013-ën pasi u godit nga një objekt i mprehtë gjatë shpërtimit të dy bombave që i morën jetën 3 personave dhe u plagosën 264 të tjerë.