'E morëm më qafë', Balla kujton intervistën e fundit me Sokol Olldashin

Publikuar tek: aktualitet, më 18:53 20-11-2019 'E morëm më qafë', Balla kujton intervistën e fundit me Sokol Olldashin

Gazetari i emisionit Real Story, Sokol Balla ka kujtuar me një foto arkive ish-deputetin e PD-së, Sokol Olldashi në 6-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ai ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqen të dy në studio dhe ka treguar se kjo ishte intervista e fundit e Olldashit.

Në atë kohë Olldashi kandidonte përballë Lulzim Bashës, pasi Berisha kishte dhënë dorëheqjen nga posti pas humbjes në zgjedhje

'Hera e fundit me te. Korrik 2013, dy dite para gares per Kryetar te PD. Pas intervistes nje nga te ftuarit qe ishte kritike me te, me tha: E morem ne qafe. E pyeta perse. 'Sepse doli shkelqyer”, shkruan Balla.

Kujtojmë që Olldashi u nda nga jeta më 20 nëntor teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Screenshot_11.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070929527282715
array(1) { ["section"]=> string(75) "e-morem-me-qafe-balla-kujton-intervisten-e-fundit-me-sokol-olldashin-186599" }