Kryeministri Edi Rama poston pamjet nga një prej urgjencave të shumta që thirren në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës Kombëtare.
Në video shafaqet vetë kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, i cili niset me ambulancë për t’i asistuar një gruaje të moshuar në banesë. Rama thotë se krahasuar me 7 vite më parë “Urgjenca është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë”.
“…dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi!
RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshë”, shkruan Rama.