E moshuara Naferit Tafani nga Belshi tregon çastet e tmerrit të përballjes me hajdutin.
Një nga komshinjtë ka dëgjuar zhurma dhe i ka tërhequr vëmendjen ky moment.
Ata kanë dalë por hajduti ka mundur të largohet i ndihmuar nga një person tjetër me motor. 70 vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer veprimet përkatëse, shkruan infoelbasani.
Nga verifikimet e kryera rezulton se hajduti ka marrë 2 milion lekë të vjetra që ndodheshin në sirtar.