Në 28 Ditën e Flamurit nëntor nuk kanë munguar urimet e shumta nga aktorë të ndryshëm politikë jo vetëm shqiptarë, por edhe nga vendet e tjera europiane dhe me tej.
Mbrëmjen e sotme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi duke i uruar kështu shqiptarëve festat kombëtare.
Video është publikuar në faqen zyrtare të Burj Khalifa ku shkruhet ‘ndizet Bujr Khalifa me flamurin shqiptar në festën e tyre kombëtare’.
Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.
Kujtojmë që dy ditë më parë kryeministri Edi Rama udhëtoi në Abu Dabi, ku deklaroi se investitori i njohur, Mohamed Ali Alabbar i cili ka ndërtuar dhe godinën Bujr Khalifa ka marrë përsipër ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës, duke nisur nga zona e Spitallës.