E ngacmonin në shkollë, hidhet nga ballkoni vajza 12-vjeçare

Publikuar tek: bota, më 13:36 19-01-2016 E ngacmonin në shkollë, hidhet nga ballkoni vajza 12-vjeçare

Nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së saj ka zgjedhur të hidhet një vajzë 12-vjeçare në Itali, për faktin se ajo nuk duronte dot më ngacmimet nga nxënësit e tjerë në shkollë. Vajza e vogël kishte një javë pa shkuar në shkollë pasi kishte qënë e sëmurë, por kur erdhi dita që do të kthehej atje, nuk e përballoi dot dhe tentoi të vrasë veten.

12-vjeçarja kishte lënë dy letra në dhomën e saj, për nxënësit e tjerë. Ajo shkruante: “Tani do të jeni të kënaqur”. Letra e dytë ishte për prindërit, në të cilën nuk dihet ende se çfarë shkruhej.

Sipas mediave italiane, pasi u hodh nga ballkoni, vajza i ka thënë njeriut të parë që u gjend afër saj: “Sot duhej të kthehesha në shkollë, pas sëmundjes time, por nuk e duroj dot ta përjetoj përsëri këtë. Kam frikë të bërtas midis njërëzve dhe të shpreh ndjenjat e mia dhe mora vendimin t’i jap një fund”.

Ajo ishte e plagosur rëndë, por kishte akoma fuqi për të thënë këto fjalë. Fatmirësisht ia doli të mbijetonte, edhe pse e plagosur keq u shoqërua në spitalin në Urbino.

Prokurori dha leje për hapjen e komunikimeve elektronike të celularit dhe të kompjuterit saj. Mësohet se javën që nuk kishte shkuar në shkollë, ngacmimi nga të rinjtë kishte vazhduar me SMS apo ndërmjet rrjeteve sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021692037582397
array(1) { ["section"]=> string(65) "e-ngacmonin-ne-shkolle-hidhet-nga-ballkoni-vajza-12-vjecare-30393" }