Pedagogu Rezart Prifti, ka treguar se përse është larguar nga Nisma Thurje, projekti politik që nisi “vrullshëm” bashkë me Rudina Hajdarin dhe disa aktivistë të tjerë.
Sipas Priftit, në Shqipëri mungon alternativa.
“A ka alternativë në Shqipëri. Falë punës së madhe propagandistike, sot shqiptarët nuk i besojnë më alternativave të opozitës. Kemi një qeveri që ka plot probleme, ndërsa nga ana tjetër kemi zero alternative. Janë po të njëjtët që kanë qenë në pushtet.
S’duhet të iki Rama se është Luli keq, këtë se themi dot. Cila është alternativa? Nuk ka alternativë, sepse nuk ka regjenerim të ideve. Këtu nuk mund të mendosh ndryshe, ose je me ne ose je kundër nesh. Alternativat politike sot nuk po bëjnë diskutime politike. Unë nuk shoh shpresë, sepse janë të njëjtit njerëz”, ka thënë ai për Fax Neës.