E nxorën banorët e fshatit nga ujërat e Osumit, identifikohet trupi i pajetë i gruas nga Berati: Familja e kishte denoncuar 10 ditë më parë (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 04-04-2020 E nxorën banorët e fshatit nga ujërat e Osumit, identifikohet trupi i pajetë i gruas nga Berati: Familja e kishte denoncuar 10 ditë më parë (EMRI-DETAJE) FotoArkive: Rrjedha e lumit Osum

Trupi i pajetë i një gruaje është nxjerr pasditen e sotme nga rrjedha e lumit Osum, nga banorët e fshatit Sheq, në Berat.

Mësohet se trupi i pajetë është i 50 vjeçares Drita Beganaku, e cila 10 ditë më parë është denoncuar e zhdukur nga familja e saj, nga fashati Sheq i Beratit. Kanë qenë banorët e fshatit Sheq ata që kanë nxjerr trupin e pajetë të gruas nga lumi, ndërsa janë shprehur trupi është sjell në fashtin e tyre nga rrjedha e Osumit dhe mund të jetë banore e ndonjë zone tjetër.

Mirëpo, viktima Drita Beganaku, është pikërisht banore e fshatit Sheq, aty ku dhe është gjetur nga banorët në shtratin e lumit Osum.

Policia menjëherë sapo është lajmëruar nga banorët, ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë trupin e pajetë të 50 vjeçares dhe nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore është zbardhur identiteti i saj, por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Sheq-Gajdë të njësisë Administrative Poshnje, në anë të lumit është gjetur e pa jetë shtetasja D.B, 48 vjeçe, banuese në Uznovë, e shpallur në kërkim nga ana e policisë më datë 18.03.2020, pasi ishte larguar nga banesa .

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime të tjera, dhe dyshohet se është vetëmbytur në lumë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010779857635498
array(1) { ["section"]=> string(156) "e-nxoren-banoret-e-fshatit-nga-ujerat-e-osumit-identifikohet-trupi-i-pajete-i-gruas-nga-berati-familja-e-kishte-denoncuar-10-dite-me-pare-emri-detaje-201373" }