E PABESUESHME ç’është në gjendje të bëjë UTHULLA (7 gjërat që duhet të dini për të)

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:48 12-01-2019 E PABESUESHME ç’është në gjendje të bëjë UTHULLA (7 gjërat që duhet të dini për të) Uthull molle

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

 

Konsiderohet si eliksir i bukurisë, natyral 100% dhe mund të themi pa frikë që ka shekuj që prodhohet. As më shumë e as më pak e kemi fjalën për uthullën. Uthulla, është në gjendje të na sjellë përfitime të shumta, duke nisur që nga ato shëndetësoret, përfitime bukurie dhe të na mbajë nën kontroll edhe peshën. Jo keq si fillim?! E të mendosh që ne uthullën e përfitojmë jo vetëm nga molla, por edhe nga qershitë, dardhët, portokallet, e frutat e kuqe të pyllit etj. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet kryesore se përse duhet ta përdorim çdo ditë uthullën e mollës.

Lufton Celulitin!

Prezenca e kripërave minerale dhe vecanërisht potasiumi që gjenden tek uthulla, kontribuojnë për të luftuar mbajtjen hidrike dhe parandalon formimin e lëkurës së famshme të portokallit. Uthulla lider në këtë betejë është ajo e mollës. Ajo njihet specifikisht për drenimin dhe shkarkimin e likideve dhe toksinave që sforcojnë organizmin dhe falë mineralave të tilla si fosfor, potasium, kalcium, magnez hekur dhe fluor metabolizmi rizgjohet dhe punon më së miri.

Ndihmon trejtjen!

Aceto ose ndryshe sic e njohim ne uthulla, ndihmon trejtjen, madje ka një uthull specifike për këtë proces dhe bëhet fjalë për uthullën e orizit. E bardhë, e kuqe apo e zezë ajo është një ndër produktet më të përdorura në kuzhinen japoneze kur kryejnë faza të ndryshme detoksi.

Ul kolesterolin në gjak!

Uthulla është vërtetë e jashtëzakonshme në “luftën” me kolesterolin në gjak. Mes disa llojeve dhe varieteve të ndryshme të uthullës , ajo që rekomandohet më shumë për uljen e kolesterolit në gjak nevojitet konsumimi i acetos së mjaltit. Vec kolesterolit, aceto (uthulla) e mjaltit është një dizinfektues intenstinal dhe ndihmues shumë i mirë i problemeve me diarre.

 Shije me pak  kalori!

Nëse kërkoni t’u jepni shije ushqimeve tuaja dhe kërkoni një përbërës pa kalori, përdorni uthullën. Ajo jo vetëm u jep shije dhe aromë mënysë suaj por në vetëm 100 gramë uthull molle psh ne përfitojmë vetëm 5 deri në 20 kalori.

Largon nivelin e yndyrnave tek ushqimet!

Përdorimi i uthullës në vaktet tona të drekës apo te darkës, bën që edhe ushqimet e mbushura me yndyrna të mos futen në trupin tonë 100% si të tilla. Kjo fuqi magjike prej alkimistësh garantohet nga fuqia e uthullës për të ulur nivelet glicemike të produkteve të tilla si buka, patatet, orizi dhe të gjitha karbohidratet e tjera të përpunuara.

Ruan rininë!

Kjo tingëllon si magjike, por është shumë e vërtetë. E vërtetojnë të dhënat shkencore, të cilat tregojnë se uthulla përmban flavonoide, të cilat njihen për funksionin e tyre antioksiduese. Këta antioksidatë janë në gjendje të parandalojnë rudhat dhe të përmisojnë edhe probleme të ndryshme lëkurore.

Ndihmon të mos abuzojmë me vajin dhe kripën!

Përdorimi i uthullës ul automatikisht edhe përdormin dhe dozimin e vajit dhe të kripës në ushqimet tona (jo pak kalorik i pari dhe i dëmshëm për shëndetin i dyti) sepse uthulla rregullon në mënyrë perfekte shijen. Dhe nuk do të jetë e nevojshme të shtojmë vaj apo kripë në vaktin tonë./ *Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075209140777588
array(1) { ["section"]=> string(88) "e-pabesueshme-c-eshte-ne-gjendje-te-beje-uthulla-7-gjerat-qe-duhet-te-dini-per-te-148478" }