E pabesueshme: Edhe një model tjetër i telefonave Samsung po shpërthen në flakë

Publikuar tek: bota, më 15:27 07-11-2016 E pabesueshme: Edhe një model tjetër i telefonave Samsung po shpërthen në flakë

Mund të jetë një rast i izoluar, por mund të jetë edhe fillimi i një sage të re për gjigantin Samsung, por një përdorues në Francë ka raportuar se i ka shpërthyer telefoni i tij...dhe nuk është model Galaxy Note7.

Lamya Bouyirdane tha për Associated Press se smartfoni i saj model “Galaxy J5” ishte shumë i nxhehtë, pasi i tha djalit të saj 4-vjeçar tia jepte gjatë një mbledhje familjare. Ajo vuri re se telefoni ishte fryrë dhe filloi të nxirrte tym të zi, raporton Newsbomb.al.

“U tremba dhe nga refleksi e hodha mejëherë telefonin përtokë”, tregon ajo. Telefoni shpërtheu në flakë por bashkëshorti i saj arriti ta fikte në kohë.

Kompania koreanojugore tërhoqi nga tregu të gjithë serinë e “Galaxy Note7” pas të njëjtit problem me baterinë që nxehej dhe shpërthente në flakë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13497614860535
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-pabesueshme-edhe-nje-model-tjeter-i-telefonave-samsung-po-shperthen-ne-flake-58688" }