E pabesueshme/ Gjeli vret oficerin e policisë, flet shefi i Komisariatit: S’ka ndodhur kurrë në 25 vite

Publikuar tek: bota, më 18:30 28-10-2020 E pabesueshme/ Gjeli vret oficerin e policisë, flet shefi i Komisariatit: S’ka ndodhur kurrë në 25 vite Luftë gjelash

Lufta mes gjelave është një sport i paligjshëm, por shumë popullor, sidomos në Amerikën Latine dhe Azi. Diçka e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Filipine.

Një oficer policie është vrarë nga një gjel gjatë një sulmi në një luftë të paligjshme në provincën e Samarit Verior. Togeri Christine Bolok u godit nga ‘thika’ e gjelit, një teh çeliku i mprehtë që është zakonisht i lidhur me këmbën e gjelit që përfshihet në dyluftim.

115096269_gettyimages-453422856.jpg

Tehu i preu kofshën e majtë, duke i prerë arterien kryesore. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe u shpall i vdekur pas mbërritjes. Shefi i policisë provinciale, koloneli Arnel Apud i tha agjencisë së lajmeve AFP se aksidenti ishte “për të ardhur keq”.

“Nuk munda ta besoj kur më raportuan. Kjo është hera e parë në 25 vitet e mia si polic që kam humbur një burrë për shkak të një lufte midis gjelave”.

Tre persona u arrestuan dhe shtatë gjela luftarakë, u konfiskuan, raportoi PNA.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike në SHBA, nëna vret dy vajzat binjake në gjumë e më pas vret edhe veten
COVID-19/ Gjermania izolohet për 4 javë, zbardhen kufizimet që duhet të zbatojnë qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.010656118392944
array(1) { ["section"]=> string(107) "e-pabesueshme-gjeli-vret-oficerin-e-policise-flet-shefi-i-komisariatit-s-ka-ndodhur-kurre-ne-25-vite-225537" }