E PABESUESHME/ Gruaja bie nga lartësia 27 metër, ngrihet dhe ecën pa problem (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:11 26-01-2020 E PABESUESHME/ Gruaja bie nga lartësia 27 metër, ngrihet dhe ecën pa problem (VIDEO) Momenti kur gruaja bie nga kati i nente

Pamje të pabesueshme ato të kapura nga një kamer amatore në Rusi, ku një 27 vjeçare ka rënë nga lartësia 27 metër, por është ngritur të eci pa probleme.

Pamjet janë filmuar në 22 janar, ku duket gruaja që bie nga kati i nëntë i një pallati në një grumbull të madh bore.

27 vjeçarja ka qëndruar disa momente e shtrirë, por më pas fillon të ngrihet dhe të largohet.

Emri i gruas nuk bëhet i ditur, por është mësuar që ajo u ka kërkuar ndihmë fqinjëve për të thirrur ambulancën.

Momentalisht ajo ndodhet në një spital në Siberinë Perëndimore.

Mjekët thanë që 27 vjeçarja po vuan nga fryrje të brendshme, por janë habitur që nuk kishte kocka të thyera pas rënies nga ajo lartësi.

Policia po heton ngjarjen, por gruaja u tha se ndodhej e vetme në shtëpi kur ra.
 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019485950469971
array(1) { ["section"]=> string(87) "e-pabesueshme-gruaja-bie-nga-lartesia-27-meter-ngrihet-dhe-ecen-pa-problem-video-193174" }