E pabesueshme, Indoneziani udhëtoi 9 mijë kilometra në këmbë për të shkuar në Mekë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 22:38 31-07-2019 E pabesueshme, Indoneziani udhëtoi 9 mijë kilometra në këmbë për të shkuar në Mekë (VIDEO) Mochammad Khamim Setiawan, indoneziani 28 vjeçar që udhëtoi 9 mijë km në këmbë

Një 28 vjeçar nga Indonezia, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme për të shkuar në Haxh.

Mochammad Khamim Setiawan, ka udhëtuar 9 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekë, ku edhe do të bëjë obligimin fetar të Haxhit.

Ai u nis nga qyteti i tij i lindjes në Indonezi dhe udhëtimi deri në Mekë i mori një vit të plotë.

Për të mbërritur në Arabi Saudite, Setiaëan përshkoi disa vende në këmbë, si Indonezia, Malajzia, Tajlanda, Myanmar (Burma), India, Pakistani, Oman, apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Khamimi deklaroi se shpesh agjëronte gjatë ditës dhe preferonte të udhëtonte natën.

Gjatë udhëtimit të gjatë ai ka fjetur edhe në xhami dhe shtëpi të ndryshme, ndonjëherë duke bërë kamping edhe në pyje. Ai u shpreh se shumë njerëz i siguruan atij ushqim edhe gjatë rrugës.

28 vjeçari indonezian tha se udhëtimi mbi 9 mijë kilometra ishte mënyra e tij për të treguar nënshtrimin e plotë ndaj Zotit.

Në vitin 2012, edhe një 47 vjeçar boshnjak, Senad Hadzic, kishte ecur 5.700 km për 314 ditë, për të arritur në Mekë dhe për të bërë Haxhin.

eeeeee.jpg

 

 

rrrrr.jpg

wwwwww.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011069059371948
array(1) { ["section"]=> string(94) "e-pabesueshme-indoneziani-udhetoi-9-mije-kilometra-ne-kembe-per-te-shkuar-ne-meke-video-173997" }