E pabesueshme! Në Zvicër tualeti i bankës bllokohet me kartëmonedha 500-euroshe

Publikuar tek: bota, më 08:48 19-09-2017 E pabesueshme! Në Zvicër tualeti i bankës bllokohet me kartëmonedha 500-euroshe

Në tri restorante dhe në një bankë në Gjenevë është raportuar se janë bllokuar tualetet e tyre me monedha prej 500 euro.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dikush ka bllokuar tualetet e restoranteve në Gjenevë me kartëmonedha prej 500 euro të prera, shkruajnë mediat zvicerane, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë mbetura të habitura me këtë ngjarje.

Siç raportojnë mediat tualetet janë bllokuar në tri restorante, si dhe në një bankë, shkruan albinfo.ch.

Një nga tualetet në piceri ishte e tejmbushur me monedha prej 500, derisa autoritet kanë filluar hetimet me këtë ngjarje, aspak të zakonshme.

Në lidhje me këtë rast ka pasur raportime të ndryshme, derisa mësohet se dy persona janë ndaluar, kurse shuma e ‘çuar dëm’ është 100 mijë euro.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se fillimisht do të hetojnë nëse paratë lidhen me ndonjë aktivitet kriminal, derisa shkatërrimi i kartëmonedhave nuk përbën shkelje të ligjit.

Sipas “Tribune de Geneva”, të arrestuarat janë dy gra spanjolle, të cilat kishin fshehur paratë në një vend të sigurt, derisa ende nuk dihet motivi, pse kanë hedhur paratë në tualet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uragani i ri “Maria” godet Ishujt Karaibe, shkakton dëme kolosale
Rreziku nga terrorizmi, kulla “Eifel”, në Paris do të rrethohet me mur antiplumb »
Article Logic
Execution time: 0.013471126556396
array(1) { ["section"]=> string(84) "e-pabesueshme-ne-zvicer-tualeti-i-bankes-bllokohet-me-kartemonedha-500-euroshe-92862" }